Kronikë

Bari, 20-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident duke shkuar në punë

Një i ri shqiptar vetëm 20-vjeç gjeti vdekjen në një aksident rrugor në Itali.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një rrugë në Bari.

Vetura e viktimës është përplasur me një tjetër automjet ndërsa ai po shkonte në punë.

{gallery}

Siç shihet në foto, përplasja ka qenë e fortë dhe ka rezultuar fatale për të riun shqiptar i cili ka gjetur vdekjen në vend.

Për nxjerrjen e trupit nga vetura është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve. Policia ka nisur hetimet për aksidentin./oranews