Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e foshnjës 40-ditëshe

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e foshnjës 40-ditëshe

23 February 2017 08:32

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit, D.K. (35) nga Shtërpca, i cili në mbrëmjen e së hënës ka goditur me thikë në shtëpinë e tij dy foshnjat e veta binjake të moshës 40-ditëshe të gjinisë mashkullore, shkruan sot Koha Ditore.

Si pasojë e plagëve të marra njëri nga binjakët ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri me gjendje të rëndë është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv në Qendrën Klinike në Nish. Sipas Gjykatës Themelore në Ferizaj, i pandehuri D.K. dyshohet se me datë 20.02.2017, pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, ka sulmuar me thikë fëmijët e tij binjakë, duke e privuar nga jeta njërin, ndërsa i ka shkaktuar lëndime të rënda fëmijës tjetër.

(më shumë sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme