Kronikë

Vidhen kasafortat e xhamive në Malishevë të Epërme e në Han të Elezit

Foto: Ilustrim

Në fshatin Malishevë e Epërme të Gjilanit, më 30.06.2019, rreth orës 13:30-14:00, ka ndodhur një vjedhje në një xhami.

Ankuesi, shqiptar i Kosovës, përgjegjës për mirëmbajtjen e xhamisë, ka raportuar se person/ persona të panjohur me përdorim force kanë hapë kasafortën e cila ndodhet brenda në korridorin e xhamisë dhe kanë vjedhur paratë të cilat kanë shërbyer për mirëmbajtjen e xhamisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.

Po ashtu, rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Han të Elezit më 30.06.2019 rreth orës 17:30.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar përgjegjës për mirëmbajtjen e xhamisë ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë hapur kasafortën e xhamisë dhe prej aty kanë vjedhur paratë që kanë qenë të grumbulluara”, njofton Policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.