Kronikë

Shkodër, 83-vjeçari vret gruan me çifte

Një burrë ka vrarë gruan e tij, pak pas mesnate, në fshatin Guci e Re të Shkodrës. Beqir Gjilaj, 83 vjeç, ka qëlluar me çifte bashkëshorten Lumturie Gjilaj, 45 vjeç, pas një debati për motive të dobëta.

Autori është arrestuar brenda banesës së tij.

Mësohet se gjithçka ka nisur nga një debat i zakonshëm për çështje familjare. Brenda pak minutave, debati ka degjeneruar deri në përdorimin e armës. 83-vjeçari e ka qëlluar me çifte nga një distancë e afërt bashkëshorten, duke e lënë të vdekur në vend.

Nga informacionet e para mësohet se në banesë ndodhej vetëm çifti i bashkëshortëve.