Kronikë

Përleshje fizike për një pronë në Fushë Kosovë

Foto: Koha / ilustrim

Një shtetas i Serbisë ka marrë lëndime trupore nga një shtetas kosovarë, pas një mosmarrëveshje rreth një prone në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit të policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor kurse i dyshuari është arrestuar.

Njësiti policor gjatë kontrollit në trupin e të dyshuarit ka gjetur dhe konfiskuar një armë me një karikatorë dhe 13 fishekë.

Lidhur me rastin janë intervistuar edhe katër persona.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.