Kronikë

Arrestohet pasi u kap duke prerë drunj në një park

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, në Lipjan.

Në raportin 24 orësh të PK-së, thuhet se është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili së bashku me të dyshuarin e dytë mashkull K/Shqiptar janë hasur nga policia duke prerë dru në park me veturë civile me targa vendore.

“Vetura dhe motor-sharra janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari i parë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje derisa rasti vazhdon të hetohet”, përfundon njoftimi.