Në Prizren arrestohet 20 vjeçari për vjedhje Foto: Koha / ilustrim

Në Prizren arrestohet 20 vjeçari për vjedhje

28 June 2019 19:50

Një person është arrestuar në Prizren pasi ka kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

Sipas Policisë Rajonale të Prizrenit, viktimë ka qenë një grua ndërkaq vjedhja është kryer nga një 20 vjeçar me inicialët R.Ç.

Sipas njoftimit, i dyshimti pasi e ka kryer ketë veprim kriminal ka arritur që të fshihet nga organet e policisë, përderisa policia ka arritur të identifikoj të dyshimtin dhe të premten i njëjti është ndaluar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Viktimës policia ia ka kthyer gjërat e vjedhura përderisa ende është në kërkim të një telefoni 'Iphone X', që ka qenë i vjedhur nga i dyshimti”, thuhet në njoftim

Rasti është duke u hetuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme