Kronikë

10 persona të lënduar nga një aksident në rrugën Mitrovicë-Pejë

Descriptive Text

10 persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një autobusi në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, përkatësisht në fshatin Qubrel.

Rastin e ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, të lënduar kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF të Skenderajt dhe Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar pasditen e sotme rreth orës 15:30, i ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor i fshatit Qubrel. Të përfshira ishin një veturë dhe një autobusë, ku si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar 10 persona, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF Skenderaj, dhe Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, ka thënë Zahiti.