Kronikë

Arrestohet një person në Prishtinë për keqpërdorim të një fëmije në pornografi

Dje në Prishtinë, është arrestuar një person për keqpërdorim të një fëmije në pornografi.

“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar - Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, pas marrjes së veprimeve hetimore dhe operacionale ka arrestuar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar i cili përmes rrjetit social ka abuzuar me një fëmijë si dhe ka shantazhuar se do t’i publikojë përmbajtjet e papërshtatshme”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.