Kronikë

Katër të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë

Foto: Koha / ilustrim

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Koha.net se aksidenti ka ndodhur në rrugën Vëllezërit Fazliu rreth orës 17:00.

“Në aksident kanë të përfshira dy automjete, ku janë lënduar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Koha.net mëson se përveç policisë në vendin e ngjarjes janë edhe zjarrfikësit.