Kronikë

Kanos familjarët në Gjilan, dërgohet në psikiatri

Foto: Koha

Dje në Gjilan, është arrestuar një person për kanosje e dhunë ndaj familjes së vet.

Policia në raportin 24 orësh thotë se kjo ka ndodhur pas një mosmarrëveshje me familjarët.

“I dyshuari ka pranuar trajtim mjekësor dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë për trajtim të detyrueshëm psikiatrik”, thuhet në raport.