Kronikë

Katër të lënduar në një vetaksident trafiku në Skenderaj

Katër persona janë lënduar në një vetaksident trafiku që ka ndodhur dje në Skenderaj.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 22:46, transmeton Koha.net.

“Raportohet për një vetaksident trafiku, ku i përfshirë ka qenë një automjet me targa vendore. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve material, lëndime trupore kanë pësuar katër meshkuj K-Shqiptar të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thotë PK.