Kronikë

Një i vdekur e një i lënduar rëndë në një aksident në Kamenicë

Një 24 vjeçar ka vdekur e një tjetër është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti me motoçikletë në fshatin Koretin të Kamenicës.

Zëdhënësi i Policisë së rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë për Koha.net se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë.

“Nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti ka ardhur, kur vozitësi i motoçikletës dyshohet nga mos përshtatja e shpejtësisë ka humbë kontrollin ndaj drejtimit të mjetit duke u përplasur jashtë rrugës, në një automjet të parkuar në trotuar”, thuhet në njoftim.

Si pasoj e plagëve të marra vozitësi F. S. (1995) ka ndërruar jetë ,ndërsa pasagjeri i lënduar rëndë fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit e ma pastaj në QKUK në Prishtinë.

Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal janë duke i udhëheq hetimet lidhur me kêtë vet aksident të rêndë.