Kronikë

Rrahje mes pesë personave në Prizren

Descriptive Text

Raportohet se pesë persona janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje në Prizren, të enjten në mbrëmje.

Sipas njoftimit nga policia, dyshohet se gjatë rrahjes janë përdorur mjete të forta. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia ka arrestuar katër të dyshuar dhe me vendim të prokurorit katër prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i pestë për shkak të gjendjes së tij të dehur nuk është intervistuar.