Kronikë

Dy të arrestuar në Pejë për organizim skemash piramidale e bixhoz

Dy persona janë arrestuar mesditën e së premtes në Pejë nën dyshimet për “organizim të skemave piramidale dhe bixhozit”.

Një nga ta është takuar duke ushtruar veprimtari të lojërave të fatit, e tjetri kishte lëshuar me qira lokalin.

Me vendim të prokurorit, njëri është dërguar në mbajtje e tjetri është liruar në procedurë të rregullt.