Arrestohet një burrë në Pejë për rrëmbimin e një personi Foto: Koha / ilustrim

Arrestohet një burrë në Pejë për rrëmbimin e një personi

12 June 2019 11:34

Në Pejë është arrestuar një burrë me dyshimin se ka rrëmbyer një person më 7 qershor.

“Më 11.06.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në bashkëveprim me të dyshuarin tjetër i cili gjendet në arrati, me datën e lartcekur, me forcë e kishin tërhequr një person (identiteti i të cilit ende nuk dihet) dhe duke e futur në veturën e tyre ishin larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në komunikatë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme