I grabitin mbi 800 euro një burri në Prizren, arrestohen katër të mitur Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

I grabitin mbi 800 euro një burri në Prizren, arrestohen katër të mitur

12 June 2019 11:31

Në Prizren janë arrestuar katër të dyshuar, të mitur, për vjedhjen e mbi 800 eurove ndaj një burri më 7 qershor në Shatërvan të Prizrenit.

Policia bën të ditur se të dyshuarit janë arrestuar dje, transmeton Koha.net.

“Me 11.06.2019 janë arrestuar katër të dyshuar, tre-meshkuj dhe një femër K/Shqiptar-e (të mitur ), pasi të njëjtit me datën e cekur duke përdorur forcën dhe mjete të forta, viktimës mashkull K/Shqiptar i kanë grabitur para të gatshme në vlerë 880 €”, thuhet në komunikatë.

Të gjithë të dyshuarit, pas intervistimit në prezencë të prindërve dhe avokatëve, në konsultim me prokurorin, janë dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme