Një grua goditet për vdekje nga traktori në Lipjan, arrestohet shoferi Foto: Koha/Ilustrim

Një grua goditet për vdekje nga traktori në Lipjan, arrestohet shoferi

12 June 2019 10:46

Në Lipjan ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Policia bën të ditur se i dyshuari ka shkelur me traktor një grua që ishte duke vozitur një biçikletë, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti nga pakujdesia me traktorin e tij në lëvizje ka goditur viktimën femër K/Shqiptare derisa ishte duke drejtuar biçikletën. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë. Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në komunikatë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme