Ndalohen pesë të dyshuar në Prishtinë për posedim narkotikësh

Ndalohen pesë të dyshuar në Prishtinë për posedim narkotikësh

12 June 2019 10:43

Në rrugën Tahir Zajmi në Prishtinë dje janë ndaluar pesë të dyshuar për posedim narkotikësh, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Është raportuar se Policia ka ndaluar pesë të dyshuar, katër meshkuj dhe në femër K/Shqiptare, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar: 10 cigare të mbushura me narkotike të llojit marihuanë, me peshë 7 gramë, dy gramë substancë e dyshuar e llojit kokainë, tre telefona celularë dhe 480€, ndërsa janë kontrolluar edhe katër lokacione të ndryshme por nuk është gjetur diçka e dyshuar”, thotë PK, transmeton Koha.net.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit tre prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme