Në rrugën Morinë-Kukës arrestohen për kontrabandë dy doganierë dhe një tregtar

Në rrugën Morinë-Kukës arrestohen për kontrabandë dy doganierë dhe një tregtar

12 June 2019 10:39

Dy doganierë dhe një tregtar janë vënë në pranga në pikën kufitare të Morinës në Kukës, pasi akuzohen për kontrabande mallrash.

Arrestimi i tyre u bë pasi policia ndaloi një furgon mallrash në rrugën Morinë – Kukës, brenda të cilit u gjeten 267 pako lëndë plastike dhe materiale ndërtimi, pa dokumente shoqëruese.

Pas veprimeve hetimore rezultoi se tregtari kishte hyrë nga Pika e Morinës, pa shlyer detyrimet doganore.

Përveç tregtarit, u ndaluan edhe dy doganierët, që ishin në detyrë, të cilët nuk kanë kryer veprimet për zhdoganimin e mallit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti së bashku me mallrat qe po hynin kontrabande./ABC News

Komentet

Shto koment

Të ngjashme