Kronikë

Vjedh një veturë, lëndon një polic e më pas arrestohet

Gjatë pasdites së djeshme në Obiliq, më saktësisht në fshatin Mazgit është raportuar për një vjedhje të një veture.

Sipas raportit policor, me të marrë informacionin nga personi të cilit i është vjedhur vetura, policia ka nisur hetimin.

Pas vetëm pak çastesh policia ka arritur ta ndaloj të dyshuarin me veturën e vjedhur, megjithatë i dyshuari gjatë ndaljes ka goditur veturën e policisë ku ka marrë lëndime të lehta një pjesëtar i policisë gjithashtu edhe i dyshuari.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.