Apeli lë në paraburgim të miturin që sulmoi gruan rome në Ferizaj

Apeli lë në paraburgim të miturin që sulmoi gruan rome në Ferizaj

11 June 2019 14:20

Gjykata e Apelit ka lënë në paraburgim të miturin që kishte sulmuar në Ferizaj gruan rome.

Më 1 qershor atij Gjykata Themelore në Ferizaj i kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, ndërsa ndaj këtij vendimi ishte ankuar mbrojtja. Por Apeli e ka refuzuar ankesën.

Sulmi ndaj gruas rome në Ferizaj

I mituri po dyshohet për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ pasi më 31 maj të këtij viti, e kishte sulmuar fizikisht gruan rome duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës së parë, ka vepruar drejtë kur e ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, pasi që ekzistojnë arsye ligjore nga neni 187 i Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në njoftim të Apelit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme