Burri italian qëllon djalin e bashkëjetueses shqiptare

Burri italian qëllon djalin e bashkëjetueses shqiptare

10 June 2019 14:58

Policia ka arrestuar një roje sigurie në Milano për tentativë vrasjeje. 45-vjeçari Angelo D. M. u përpoq të vriste me armë e djalin 14-vjeçar të bashkëjetueses së tij shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në banesën e tyre në Marco Aurelio pranë parkut Trotter në Milano.

Sipas Policisë italiane, kur po ktheheshin në shtëpi, 45 vjeçari ishte i dehur, ndërsa shoqja e tij me origjinë shqiptare filloi të grindej për motive të kota.

Në grindje e sipër 45 vjeçari nxori pistoletën e punës një lloj Bereta 98 duke e kërcënuar dhe fyer rëndë atë.

Në këtë moment djali i vogël ndërhyri për ta qetësuar dhe për t’i hequr pistoletën nga duart, por 45 vjeçari e qëlloi në krahun e djathtë 14 vjeçarin, i cili ia mbathi në rrugë, i ndjekur nga roja i armatosur dhe nga gruaja që bërtiste e terrorizuar dhe kërkonte të ndalonte bashkëjetuesin.

Policia u njoftua në orën 22.40, ndërsa mori 14 vjeçarin nga rruga dhe e dërgoi në spitalin Niguarda. Ai ka thyer krahun, ndërsa parashimet gjendja e tij shëndetësore do të shihet pas 60 ditësh.

Pak minuta më pas roja i sigurisë u ndalua para derës së shtëpisë, i cili para dorëzimit vendosi armën kundër policëve. /abcnews.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme