Kronikë

30-vjeçari sulmohet me armë në Tepelenë

Një 30-vjeçar në fshatin Turan të Tepelenës është sulmuar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:10 kur 30-vjeçari me iniciale S.Gj. po kthehej me makinë për në fshatin ku ai banon.

Në këtë moment, u qëllua me armë në rrethana ende të paqarta dhe u plagos lehtë në parakrah. 30-vjeçari u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore dhe nisën hetimet për të zbardhur këtë ngjarje. /tvklan.al