E godet me mjet të fortë në kokë dhe ikë

E godet me mjet të fortë në kokë dhe ikë

09 June 2019 14:40

Një person në Skenderaj është sulmuar nga një i panjohur, me ç’rast ka marrë lëndime të rënda trupore.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima pasi kishte përfunduar punën në marketin e tij, kur kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së tij një person i panjohur befasisht e kishte goditur me mjet të fortë disa herë në kokë.

Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe ndihma e parë i është dhënë në QKMF në Skenderaj dhe më pas ishte dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Sipas mjekut, lëndimet e viktimës janë lëndime të rënda trupore.

Deri me tani nuk dihet shkaku i këtij sulmi dhe nuk kemi të identifikuar ndonjë person te dyshuar.

Rasti nën hetime.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme