Kronikë

Arrestohen pasi prodhonin fishekzjarre fshehurazi

Dy persona janë proceduar penalisht nën akuzën e “Shkeljes e së të drejtave të pronësisë industriale” dhe “Fshehje e të ardhurave”, pasi në një punishte artizanale në Shqipëri, prodhonin lëndë piroteknike e fishekzjarre me fuqi të lartë shpërthyese, si dhe u sekuestruan 85 kg saçme për prodhimin e fishekëve për armë gjuetie.

Në këtë kuadër është proceduar penalisht për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi K.K., banues në Shkodër, raporton tch.

Gjithashtu është proceduar penalisht për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive“ dhe “Fshehje e të ardhurave“, shtetasi shtetasi A.K., banues në Shkodër.

Në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan ne cilësinë e provës materiale 85 kilogramë saçme që shërbejnë për mbushje të fishekëve të armëve te gjuetisë.

Ai, saçmat i përgatiste në një ambient që e kishte përshtatur si punishte artizanale, qe u bllokua në cilësinë e provës materiale.