Kronikë

I dyshuari për krime lufte mbetet në paraburgim

Foto: Koha / ilustrim

Gjykata e Apelit, e ka refuzuar si të pa bazuar, ankesën e mbrojtësit të pandehurit R.Sh., kundër vendimit mbi caktimin e paraburgimit prej një muaji.

Aktvendimi i datës 24 maj, i nxjerrë nga Gjykata Themelore në Prizren, sipas të cilit kjo masë do t’i zgjasë deri më 23 qershor 2019, mbetet në fuqi.

Lexo edhe: Paraburgoset suharekasi i dyshuar për krime lufte

po dyshohet se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të ish ligjit penal jugosllav.

Gjykata e Apelit, ashtu sikurse gjykata e shkalles së parë, vlerëson se ka bazë të mjaftueshme ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij, në përputhje më dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, ngase ekziston rreziku se mund të ik, apo arratiset për t’iu shmangur përgjegjësisë penale.