Kronikë

Vdes një i burgosur derisa po shfrytëzonte vikendin në shtëpi

Descriptive Text

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se ka ndërruar jetë i burgosuri me iniciale M. M, i lindur më 1981.

“Për vdekjen e tij jemi njoftuar sot rreth orës 05:15 nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim të SHKK-së.

I burgosuri në fjalë, bazuar në legjislacionin në fuqi kishte të drejtë shfrytëzimi të beneficioneve dhe po shfrytëzonte dy ditë vikend të rregullt në shtëpi, nga 05.06.2019 deri më 07.06.2019.

I njëjti po vuante dënimin në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë dhe ishte i dënuar për Veprën Penale Vjedhje e Rëndë.

Me rastin në fjalë po merret Policia e Kosovës.