Kronikë

Katër të lënduara në një aksident trafiku në Shtime

Foto: Koha / Ilustrim

Në Shtime dje ka ndodhur një aksident trafiku me ç’rast janë lënduar katër gra.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:15, transmeton Koha.net.

“E dyshuara femër K-Shqiptare përderisa ishte duke drejtuar veturën, ka humbur kontrollin mbi veturën dhe aksidentohet. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar e dyshuara dhe tri pasagjeret femra K-Shqiptare, ku të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor QKUK”, thotë PK.