Kronikë

Arrestohet një person në Ferizaj, rrahu e kanosi bashkëshorten

Foto: Ilustrim

Një burrë është arrestuar në Ferizaj pasi kishte ushtruar dhunë dhe kishte kanosur bashkëshorten e tij.

Viktima si pasojë kishte pranuar tretman mjekësor.

Te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.