Kronikë

Arrestohet pasi tenton ta vrasë një person

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Një person është arrestuar në Shtërpc pasi ka tentuar ta vrasë një tjetër pas një mosmarrëveshje.

Sipas Policisë, nuk ka të lënduar, ndërkaq nga i dyshuari është konfiskuar një armë e gjatë dhe një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.