Kronikë

Sulmohen fizikisht tre punëtorë të KEDS-it në Podujevë

Descriptive Text

Tre punëtorë të KEDS-it janë sulmuar fizikisht nga dy persona, derisa ishin duke kontrolluar një njësor të rrymës elektrike për keqpërdorim në Podujevë.

Njëri prej tyre ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq sipas viktimave njëri nga të dyshuarit ishte i armatosur, transmeton Koha.net.

Policia thotë se është bërë kontrollimi i shtëpive të dyshuarve, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.