Kronikë

Arrestohet sulmuesi i gruas rome në Ferizaj

Përsëri është sulmuar fizikisht shtetasja rome. Kësaj radhe në sheshin e Komunës së Ferizajt.

Pas sulmit, policia e ka sjellë në stacion por përkundër qëndrimit të saj disa orësh aty, ajo s’ka pranuar të flasë asgjë.

Aty janë ftuar edhe punëtorë të Qendrës për Punë Sociale si dhe përfaqësues nga Avokati i Popullit.

Policia e Kosovës ka arritur që të identifikojë sulmuesin, të cilin edhe e ka arrestuar.

Në stacionin policor në Ferizaj kanë qëndruar edhe disa deputetë të komuniteteve.

Gruaja këtë javë është sulmuar edhe në Lipjan.

Kjo ka ndodhur pas qarkullimit të fotos së saj në internet, me informacionin e rrejshëm se ishte e rrezikshme dhe rrëmbente fëmijë.