Paraburgim për Rrahim Hashimin dhe Kadri Rexhepin

Paraburgim për Rrahim Hashimin dhe Kadri Rexhepin

31 May 2019 18:41

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurve Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi për veprën penale ‘Mashtrimi’.

Sipas njoftimit, Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç, transmeton Koha.net.

Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 paragrafi 1.1 dhe paragrafi 1.2, ngase ekziston rreziku i arratisjes se tyre, po ashtu ekzistojnë rrethana se të pandehurit mund të ndikojnë në dëshmitarë.

“Gjykata ka vlerësuar se duke marr parasysh karakteristikat e tyre personale dhe sjelljet e tyre te mëhershme ekziston rreziku se të njëjtit mund të kryejnë vepra të njëjta apo të ngjashme penale”, thuhet më tutje në njoftim.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme