Kronikë

30 ditë paraburgim për zyrtarin që mori ryshfet

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për 30 ditë paraburgim për të pandehurin me inicialet RR.H.

Gjykata ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se i akuzuari RR.H duke e keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare ka marrë ryshfet me qëllim të përfitimit të tij në mënyrë të kundërligjshme dhe me këtë veprim dyshohet se ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit nga neni 428 par.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Pala ka të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.