Kronikë

Një person plagos veten në një aheng familjar

Policia ka raportuar se gjatë një ahengu familjar i dyshuari ka shtënë me armë dhe ka plagosur veten.

I njëjti është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Prizrenit. Arma ka qenë pronë e të dyshuarit i cili nuk posedon leje për të. Pistoleta e përdorur është konfiskuar me një karikator dhe 18 fishekë dhe 1 gëzhojë e kalibrit 7,65 mm.