Kronikë

Arrestohen dy të mitur në Pejë pasi lënduan rëndë një person

Foto: Koha / ilustrim

Sot rreth orës 11:50, Policia e Kosovës nga rajoni i Pejës, është informuar se nga QKMF-Deçan një person i lënduar është transferuar në Spitalin Rajonal në Pejë.

“Patrullat policore pranë stacionit policor Deçan, kanë dalë në vendin e ngjarjes, për të kuptuar rrethanat e këtij rasti, aty kanë takuar një person i cili deklaron se viktimën SH.G lindur me 1982 m/k/sh e ka dërguar në emergjencë. Personi i lënduar nga spitali rajonal në Pejë, për shkak të gjendjes shëndetësore, është transportuar në QKUK-Prishtine për tretman adekuat”, thuhet në komunikatë.

Njësitet policore të Stacionit Policor Deçan së bashku me njësitin e Hetimeve Rajonale DRP-Pejë, pas një pune intensive operative-hetimore kanë arritur që të arrestojnë 2 të dyshuar (të mitur), të cilët kanë kryer veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’

Me urdhër të Prokurorit të shtetit të dyshuarit janë ndaluar për 24- orë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.