Kronikë

Një muaj paraburgim për dy zyrtarë të Shërbimit Korrektues

Foto: Koha / ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve R.Z dhe F.SH për shkak të veprës penale ‘Lirimi i kundërligjshëm i personave të privuar nga liria’.

Gjykata ka marr aktvendim dhe të pandehurve R.Z dhe F.SH iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, nga data 24.05.2019 deri me datë 23.06.2019.

Gjykata ka vlerësuar se ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit për të pandehurit R.Z dhe F.SH, mbështetet në faktin se procedura penale është në fazën fillestare dhe ekziston rreziku që të pandehurit do t’i asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë apo edhe të falsifikojnë provat e veprës penale.

“Po ashtu Gjykata ka konstatuar se të pandehurit po të lihen në liri apo nëse ju caktohet ndonjë masë tjetër më e butë, të njëjtit mund të ndikojnë në dëshmitarë apo edhe në bashkë kryes. Gjykata ka konstatuar se është përmbushur”, thuhet më tutje në njoftimin e dërguar medieve.

Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit R.Z dhe F.SH, në cilësinë e zyrtarëve korrektues në Shërbimin Korrektues të Kosovës kanë keqpërdorur pozitën apo autoritetin e tyre zyrtar.

Lexo edhe: Arrestohen dy zyrtarë të Shërbimit Korrektues, përgjegjës për të arratisurin nga Ortopedia