Tre persona rrahin një person zyrtar, e kanosin edhe me armë Foto: Koha / ilustrim

Tre persona rrahin një person zyrtar, e kanosin edhe me armë

25 May 2019 11:09

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se tre persona kanë sulmuar fizikisht një person zyrtar, të cilin e kanë lënduar dhe e kanë kanosur.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00 në Skenderaj, transmeton Koha.net.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka njoftuar se tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar frakturë në gisht dhe e kanë kanosur me armë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thotë PK.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme