Arrestohen tre persona për trafikim të organeve dhe qelizave njerëzore Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Arrestohen tre persona për trafikim të organeve dhe qelizave njerëzore

25 May 2019 10:57

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka arrestuar tre persona të dyshuar për trafikim të organeve dhe qelizave njerëzore, transmeton Koha.net.

Në Çagllavicë dje janë arrestuar dy shtetas të huaj dhe një shqiptar.

“Janë arrestuar dy meshkuj shtetas të huaj dhe një mashkull K-Shqiptar me dyshimin që janë të përfshirë në veprën në fjalë. Njësia policore dhe inspektorati shëndetësor kanë bërë kontrollimin e një spitali privat dhe janë sekuestruar si provë materiale kopjet e dosjeve mjekësore dhe disa dokumentacione të ndryshme”, thotë PK.

vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme