Një person i lënduar rëndë nga therja në Pejë, arrestohet i dyshuari Foto: Ilustrim

Një person i lënduar rëndë nga therja në Pejë, arrestohet i dyshuari

23 May 2019 23:32

Një person është lënduar rëndë si pasojë e një therjeje në mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar rastin për Koha.net duke thënë se therja ka ardhur pas një përleshjeje mes disa të rinjve.

“Më 23 maj 2019, rreth orës 20:05, Policia ka pranuar informata se në emergjencën e Spitalit në Pejë gjendet një person i therur me thikë. Policia i është përgjigjur vendit të ngjarjes, në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Pejë. Si pasojë e një përleshjeje mes disa të rinjve, një person ka marrë plagë nga mjeti i mprehtë. Viktima pasi është dërguar në spitalin rajonal, i njëjti për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar në QKUK”, ka thënë Rugova teksa ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar nga Policia.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti po cilësohet si “vrasje në tentativë”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme