Arrestohet një burrë në Prizren për tentim vrasje

Arrestohet një burrë në Prizren për tentim vrasje

23 May 2019 13:00

Një i dyshuar për tentim vrasje është arrestuart dje në Prizren.

Policia e Kosovës bën të ditur se i arrestuari dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj, njëri boshnjak dhe tjetri shqiptar, transmeton Koha.net.

“Si pasojë lëndime trupore ka pësuar njëri prej tyre i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me 61-fishekë, me të cilën dyshohet se ka kryer veprën cekur”, thotë PK.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme