Arrestohen dy persona për kërcënim me armë zjarri Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Arrestohen dy persona për kërcënim me armë zjarri

23 May 2019 12:55

Raportohet se dy persona janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit e kanë kërcënuar viktimën mashkull K/Shqiptar derisa ai ka qenë në vendin e tij të punës, transmeton Koha.net.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se rasti ka ndodhur më dje në Hajvali.

“Sipas viktimës njëri prej të dyshuarve ka tentuar ta sulmojë me thikë ndërsa i dyshuari tjetër ka poseduar një pistoletë. Gjatë kontrollit tek të dyshuarit nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, thuhet në komunikatë.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme