Pjesë e bandës së dënuar për drogë në Britani, edhe dy shqiptarë

Pjesë e bandës së dënuar për drogë në Britani, edhe dy shqiptarë

22 May 2019 16:03

Një bandë e cila merrej me trafikim lëndësh narkotike u dënua me 70 vjet burg nga Gjykata e Gloucester në Britaninë e Madhe. Në total u dënuan 11 persona mes të cilëve edhe dy shqiptarë.

Identiteti i shqiptarëve është bërë i ditur. Ata janë Granit Nanushi dhe Orsid Çela, të dy me rolin e korrierit në këtë bandë.

Granit Nanushi, 40 vjeçar, banonte në Londër dhe ishte përgjegjës për udhëtimet drejt Gloucester-it në rolin e korrierit. Ai e transportonte drogën nëpërmjet një automjeti ku kishte krijuar edhe një vend të posaçëm për të. Kontaktin me pjesëtarët e tjerë të bandës ai e bënte nëpërmjet një celulari të koduar. Makina e tij u sekuestrua pasi kishte gjoba të papaguara parkingu. Në vendin e posaçëm në makinë policët gjetën 60 gramë kokainë dhe 4,500 paund. Nanushi u dënua me 8 vjet heqje lirie.

Orsid Çela ishte arrestuar njëherë në nëntor të 2018. Ai gjithashtu luante rolin e korrierit. Arrestimi i tij u bë ndërkohë që i dorëzonte 2 kilogramë drogë një anëtari tjetër të bandës. 29 vjeçari u dënua me 3 vite burg.

Arrestimi i bandës u bë i mundur pas qindra orësh përgjime nga autoritetet britanike.

Image

Image

Komentet

Shto koment

Të ngjashme