Kronikë

Një grua në Vushtrri plagoset nga mbesa e saj

Dje në Vushtrri është plagosur një grua, e cila ndodhej bashkë me një tjetër të mitur në dhomë dhe nga pakujdesia kishte shkrepur armën.

“Raportohet se e dyshuara femër K/Shqiptar (e mitur) nga pakujdesia ka shkrepur armën e zjarrit me ç’rast ka plagosur viktimën femër K/Shqiptare me të cilën gjendeshin së bashku në dhomë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe kanë konfiskuar revolen TT me karikator dhe katër fishekë të kalibrit 7.62 mm që ishte pronë e prindit të dyshuarës”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Policia njofton se viktima e plagosur, në këtë rast nga mbesa e saj, është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori publik”, përfundon njoftimi.