Avokati thotë se s’ka prova se Maqani është marrë me fajde

Avokati thotë se s’ka prova se Maqani është marrë me fajde

Saranda Ramaj Saranda Ramaj 21 May 2019 13:12

Avokati Naim Rudari, që përfaqëson Mentor Maqanin, e arrestuar të hënën nën dyshimin për fajde, detyrim e mashtrim, ka thënë se hetuesia s’ka asnjë provë për klientin e tij.

Pas seancës dëgjimore të mbajtur sot, Rudari ka thënë se nuk bëhet fjalë për ndonjë grup, sepse, sipas tij, të arrestuarit nuk kanë funksionuar si grup, raporton Koha Ditore.

Sipas Rudarit, nuk është viktimë e këtij rasti biznesmeni Faton Dalladaku, por sipas pretendimeve të avokatit, Maqani është i dëmtuar dhe viktimë në këtë proces.

Videoja ekskluzive që shpërfaq të dyshuarit për fajde teksa numërojnë para

Dje Policia arrestoi pesë persona nën dyshimin se kanë kryer veprat penale fajde, detyrim dhe mashtrim.

Të arrestuar janë: Ismet Osmani, Ilir Bojku, Adil Thaçi, Mentor Maqani dhe Rrahim Hashimi, ndërkaq, Ekrem Lika dhe Zekë Jasiqi ende janë në arrati.

Vlera e përgjithshme e përfituar nga të dyshuarit në mënyrë të paligjshme vlerësohet të jetë më shumë se 2.5 milionë euro, ndërsa dëmi i përgjithshëm i shkaktuar dyshohet se kapërcen gjashtë milionëshin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme