Kronikë

Prokuroria jep detaje për aksidentin fatal në Fortesë të Rahovecit

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e së hënës në mbrëmje në fshatin Fortesë të Rahovecit, ku kishte vdekur një person e një tjetër ishte lënduar.

Prokuroria ka njoftuar se bëhet fjalë për një aksident mes veturave VW Passat dhe Mercedes. Sipas njoftimit, shkaktar i aksidentit ishte vetura Passat, pasagjeri i së cilës, N.S.,rreth 50-vjeçar ka vdekur, ndërsa shoferi N.B. ka pësuar lëndime trupore e për momentin është jashtë rrezikut për jetë.

Po ashtu është bërë e ditur se shoferi A.K. i veturës Mercedes nuk ka pësuar lëndime dhe pas intervistimit është liruar.

Trupi i pajetë iu është dhëne familjarëve me kërkesë të tyre, ka njoftuar Prokuroria.