Kronikë

Aksident të Doganaj të Ferizajt, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur të dielën në fshatin Doganaj të Ferizajt.

Aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve civile. 

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy pasagjere të cilat kanë marrë tretman mjekësor dhe pas tretmanit njëra është liruar ndërsa tjetra është dërguar në QKUK, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.