6 vjet e gjysmë burgim për therje me thikë të ish-të dashurës

6 vjet e gjysmë burgim për therje me thikë të ish-të dashurës

20 May 2019 09:15

Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar të premten se ka shpallur aktgjykimin dënues për vrasje të rëndë të mbetur në tentativë ndaj të pandehurit V.H., të cilin e ka shpallur fajtor dhe e ka gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë vjet e gjashtë (6) muaj, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, ndërsa të pandehurit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.

Sipas njoftimit të kësaj gjykate, i pandehuri V.H është shpallur fajtor për shkak se më 21 qershor të vitit të kaluar, në hyrje të fshatit Orobërd të Komunës së Istogut, me dashje dhe nga motive të ulëta, ka tentuar me thikë ta privojë nga jeta viktimën e mitur M.M, nga fshati Jabllanicë e Vogël të Komunës së Pejës, shkruan sot Koha Ditore.

“Pasi që viktima ndahet nga i pandehuri, me të cilin ka qenë në lidhje dashurie, kërkon nga i njëjti që t’i largojë nga rrjetet sociale fotot lakuriq dhe videoincizimet e viktimës, e të cilat foto dhe videoincizime i pandehuri i kishte postuar pasi që është ndarë nga viktima”, thuhet në këtë komunikatë të kësaj gjykatë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme