Vlorë, fëmija 2 vjeç rrëzohet aksidentalisht nga kati i dytë

Vlorë, fëmija 2 vjeç rrëzohet aksidentalisht nga kati i dytë

19 May 2019 11:22

Një fëmijë vetëm 2 vjeç ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës ku jetonte duke u plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Kushtrimi" të Vlorës.

Vogëlushi me inicialet S.B është dërguar rreth orës 09:00, në Spitalin e Vlorës me dëmtime të shumta dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Sipas deklarimeve të familjarëve, fëmija i mitur ka rënë nga kati i 2-të i banesës së tij.

 

Komentet

Shto koment

Të ngjashme